Kryetari i PEK-ut Milaim Zeka përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se Presidenti do ta pres 10 ditë Kurtin për ta dërguar emrin e mandatarit.
Ai më tutje shkruan se gjasat jan që LDK-ja ta krijojë qeverine me te tjerët, duke përjashtuar PDK-në
Postimi i plotë:
Çka ndodhe me qeverine duke filluar nga sot?
Kryeministri Kurti ka ngelur i habitur sot, nga letra e Presidentit Thaçi, i cili ka kerkuar nje mandatar te ri nga LVV per postin e kryeministrit.
Mbreme e thash kete qe ndodhi sot, ne “Debat +” te Emal Panduri, ne RTV Dukagjini. Presidenti nga sot, e pret VV-ne vetem 10 dite per ta derguar emrin e ri. Nese nuk ndodhe kjo, presidenti do t’i drejtohet VV-se edhe me nje leter tjeter, ku brenda pese diteve do te marre pergjigje.
Nese nuk ndodhe kjo, letra do t’i drejtohet LDK-se, ose ndonje partie tjeter, e cila eshte ne gjendje te krijoje qeverine. Gjasat reale jane se LDK do te krijoje qeverine me te tjeret, duke perjashtuar PDK-ne, e cila deshiron te vazhdoje ne opozite. Nese PDK-ja e sheh qe partite e tjera do ta rrisin pazarin ne dem te qytetareve vetem per te hyre ne qeveri, atehere PDK-ja duhet ta ndale kete te keqe, duke votuar qeverine pa pazare, dhe duke ndejtur ne opozite