Zeka me akuza drejt RTK-së: Veç krimet ekonomike dhe një prokuror rroçkan kryen punë

Prishtinë | 28 Jan 2022 | 17:20 | Nga Ekonomia Online

Ish-deputeti Milaim Zeka ka thënë se Radio Televizioni i Kosovës nuk del në binar përmes rregulloreve. Ai ka thënë se atje duhet të ndërhyjë Policia e e Krimeve të Rënda, pasi sipas tij ka shkelje të shumta ligjore.

Ai ka thënë se brenda RTK-së ka krime më të mëdha sesa në PTK-Vala, aeroport, KEK e AKP.

“Kur isha deputet, pata kerkuar formimin e nje komisioni hetimor parlamentar, i cili do ta hetonte RTK qe nga themelimi e deri me sot. Ju garantoj se brenda ketije institucioni do te gjeni krime edhe me te medha se sa ne PTK-Vala, se sa ne Aeroportin e Kosoves ( para privatizimit). Do te gjeni krime edhe me te medha se sa ne KEK, AKP, e shume ndermarrje tjera publike”, ka thënë ai.

Ai përmendi sipërfaqësisht edhe disa nga shkeljet që janë bërë në RTK.

Zeka konfirmoi se nga RTK-ja është duke u përballur me masa ligjore. Ai tha se gazetarëve të televizionit publik u është ndaluar që të propnoncohen për media të tjera.

“Tash, sipas nje rregullore te ish Bordit, po na thone “qe te mos prononcohemi neper media te tjera”! Kjo eshte sikur t’i thuash peshkut jeto pa uje. Ata qe refuzojne ujin, ngordhin. Ata qe nuk luftojne per lirin e te shprehurit, jane kufoma te gjalla”, ka thënë Zeka.

Postimi i plotë:

RTK-ja nuk del ne binare permes rregulloreve qe dhunojne lirin e fjales

Kur isha deputet, pata kerkuar formimin e nje komisioni hetimor parlamentar, i cili do ta hetonte RTK qe nga themelimi e deri me sot.

Ju garantoj se brenda ketije institucioni do te gjeni krime edhe me te medha se sa ne PTK-Vala, se sa ne Aeroportin e Kosoves ( para privatizimit). Do te gjeni krime edhe me te medha se sa ne KEK, AKP, e shume ndermarrje tjera publike.

Propozimi im ngeli pergjysem, ngase ra qeveria, dhe u shperba Parlamenti.

Psh, nese hetohet RTK-ja, do te zbuloni bileta blanko, te cilat nuk jane shfrytezuar, ama jane perdorur sikur mbulese. Do te zbuloni programe si puna e milionerit, qe perpos qe jane paguar 800-mi euro, i njejti spektakel eshte transmetuar ne Alsat te Maqedonise, si dhe TV Klan te Shqiperise. Ne te njejten kohe. Ne baze te cilave marreveshje eshte arritur kjo kontrate.

Nese futete kazma neper arkivat e RTK-se, do te gjeni se aty ka te atille qe kane marre miliona vetem permes nje leter te derguar permes emaladreses. Do te gjeni tendera te cilet i kane fituar njerezit brenda institucionit. Do te gjeni devijim pagesash me ndryshimin e nje shkronje.

Po te futet kazma thelle neper arkivat e krimit, do te gjeni keqeperdorime milionshe nga marketingu, deri tek shitja e sekondave sa kushton nje kanaqe me birre te zbrazur.

Ka edhe deputet, madje anetar te Grupit Parlamentar per Media, qe kane marre deri nga 10 mi euro, per te ndermjetesu qe nje produkt i caktuar te transmetohet ne mediumin publik.

Mos te flas pastaj per punesime, nderhyrje, e pagesa, nga deputet, ministra, kryeministra, kryetar partishe, apo komandanta qe luften e kane pa vetem permes ekraneve televizive, te xhiruar nga ne te çmendurit, primitivet, e katunarte e pagdhendur.

Keto qe i ceka me larte, jane vetem disa nga pistate dhe sfidat me te cilat duhet me u marre, edhe me u perballe Bordi i ri i RTK-se. Shumica e anetareve te ketije Bordi vine nga fusha e mediave, prandaj te gjithe duhet me guxu me u perballe me te verteten.

Problemet e RTK-se nuk zgjidhen me masa diciplinore, po me Policine e Krimeve Ekonomike, dhe nje prokuror rroçkan, i cili ka bole dredh-dredhe, me i shku punes deri ne rrase, aty ku preke ne guri.

Paraqitja publike e gazetareve te RTK-se, me siglen e ketije mediumi, do ishte ndere, vlere, dhe marketing.

Pas 40 viteve pervoje pune ne gazetari, hera e dyte qe ballafaqohem me masa ligjore pse une shprehi nje mendim timin, mbase krejte te gabuar.

Hera e pare ka qene viti 1981, kur dolem e thame qe mire do te ishte sikur Kosova te shpallej Republike e shtate e Jugosllavise. Atehere na burgosen.

Tash, sipas nje rregullore te ish Bordit, po na thone “qe te mos prononcohemi neper media te tjera”! Kjo eshte sikur t’i thuash peshkut jeto pa uje. Ata qe refuzojne ujin, ngordhin. Ata qe nuk luftojne per lirin e te shprehurit, jane kufoma te gjalla.

Une e dua ujin, e dua jeten, te cilen shume e kam vene ne rrezik, vetem per me pas te drejte me fole…!!!

Të ngjashme