Milaim Zeka në paraqitjen e tij para Kuvendit të Kosovës, ka përmendur edhe incidentin që e ka pasur me deputetin e VV-së Frashër Krasniqin.
Ai duke folur për këto ka thënë se nuk i frikohet askujt, se mund ta godasë shpullë edhe Albin Kurtin, i cili sipas Zekës, po i ndërsen, zagarët tha ai kundër Zekës, por nuk është rrugaç që ta bëjë një gjë të tillë.
“Unë nuk jam Kadri Veseli që ju ka kriju me shkatërru gjithçka, unë s’ka me ju duru. Mun smë nal kërkush as me dhunë, unë muj me e godit shuplakë edhe Albin Kurtit por sjam rrugaç”, ka thënë Zeka duke akuzuar edhe Rexhep Selimin i cili e ka mbrojtur deputetin Krasniqi.