Shpat Zekaj ka arritur në gjysmëfinale të turneut “European Open” në xhudo që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.
Zekaj fitoi dy luftërat e para, ndërsa në çerekfinale të kategorisë deri 100 kilogramë nuk luftoi fare, pasi që kundërshtari i tij Zsombor Veg nuk u paraqit në tatami shkaku i një lëndimi.