Zeka thotë se deputetët e vjetër e kanë shkelur rregulloren e Kuvendit me dy këmbë

Prishtinë | 07 Mar 2018 | 13:59 | Nga Donika Osmani

Deputeti nga radhët e partisë Nisma, Milazim Zeka në seancën e Kuvendit tha se hapi për shkarkimin e një bordi kriminal, siç ishte ai i AKA-së është i ngutshëm, ani pse ata i kanë marrur me miliona euro qytetarëve të vendit. Ai ka adresuar edhe kritika të forta në drejtim të deputetëve të vjetër duke i quajtur ata fajtorë për shumë procese që kanë qenë të dëmshme për vendin, raporton Ekonomia Online.

“Një hap i ngutshëm me këtë punë pajtohemi të gjithë, edhe mos me u pajtu pajtohna me vetën time, nuk ëshë dashtë me u shkarku bordi që ka qenë një bord kriminal, që ju ka marr qindra mijëra euro njerëzve. Një deputet ka qenë “msit” apo ndërmjetësues i këtyre punëve, edhe këtë e dijmë”, tha Zeka.

“Me ekzistu kodi moral i dorëheqjes 81% e deputetëve këtu nuk do ishin, se ju deputetët e vjetër dhe kjo nuk vlen për të rinjtë, e keni lënë vendin pa ligj të RTK-së, pa ligj të arismit dhe pa ligjin për paga, e keni shkel me dy këmbë rregulloren e Kuvendit të Kosovës”.

Deputeti Zeka i ka bërë thirrje kryeministrit Haradinaj dhe zëvendëskryeministrit, Fatmir Limaj, që në buxhetin e ardhshëm të investohet më shumë në çerdhe për fëmijë dhe të merren vesh për gjëra të rëndësishme siç janë: Ushtria, arsimi, shëndetësia etj.

Të ngjashme