Zeka: Varrezat në Prekaz nuk u ndërtuan nga Qeveria e Kosovës

Prishtinë | 08 Shk 2018 | 11:09 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka tha se kompleksi i varrezave në memorialin në Prekaz u ndërtua nga një shtetas turk.

Ai në seancën e Kuvendit tha se ky memorial nuk u ndërtua nga Qeveria e Kosovës, raporton Ekonomia Online.

“Varrezat ne Prekaz nuk janë bërë nga buxheti i Qeverisë, ato janë ndrequr nga një turk me para nga xhepi i vet”, ka thënë Zeka.

Ai tha se janë vjedhur para edhe në varrin e Adem Jasharit.

“Kur kam thënë se janë vjedhur pare edhe në varr të Adem Jasharit unë e kam ditur çka po flas”, ka shtuar ai.

Kohëve të fundit është raportuar se kulla e familjes Jashari është dëmtuar shumë dhe është pranë rrëzimit.

 

Të ngjashme