Zelanda e Re 70 ditë pa asnjë rast të ri me Coronavirus

Prishtinë | 15 Kor 2020 | 11:54 | Nga Ekonomia Online

“Krenare për menaxhimin e situatës së pandemisë”– tha kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern. Ajo deklaroi se qeveria ka hartuar një plan të rreptë masash, teksa në vend nuk raportohet as një rast i ri me koronavirus. Për 70 ditë me radhë, në Zelandën e Re, nuk është konfirmuar asnjë rast pozitiv me koronavirus, transmeton Shekulli. Kjo është një fitore e madhe, ndërsa në botë shifrat po rriten frikshëm.

Jo çdo kush mund të hyjë në këtë shtet, pasi qeveria ka ndërmarrë rregulla të forta, përfshirë 2 javë karantinë për çdo kënd që vjen nga cilido shtet.

“Ndërkombëtarisht është vërtetuar që të veprosh shpejt , mund të kesh pushtet mbi virusin. Gjysma e masave të tjera nuk janë kaq efektive. Ndaj ne kemi një plan të rreptë nëse shfaqet një rast i ri në komunitet”, u tha ajo gazetarëve, duke përmendur edhe shpërthimin në Victoria, në Australinë fqinje.

Jacinda Ardern është vlerësuar mjaft për rolin e saj në menaxhimin e pandemisë. Në vend janë konfirmuar 1507 të infektuar dhe 22 viktima.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme