Zelanda e Re blen vaksinë Pfizer për tërë popullatën

Prishtinë | 08 Mar 2021 | 09:05 | Nga Ekonomia Online

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, ka njoftuar se vendi ka blerë mjaftueshëm vaksinë Pfizer për të gjithë popullsinë, njofton The Guardian.

Ajo ka thënë se vendimi për të blerë vaksinën Pfizer bazohej në efikasitetin e tij të fortë në parandalimin e infeksionit simptomatik.

“Përderisa vaksina Pfizer duhet të mbahet në temperatura shumë të ftohta, kjo sfidë kompensohet vetëm duke u marrë me një vaksinë, në vend të vaksinave të shumta me protokolle të shumta”, shtoi ajo.

Zelanda e Re i ka porositur edhe 8.5 milionë doza të vaksinës Pfizer, ndërsa më herët i kishte porositur 1.5 milionë, që i bie total 10 milionë doza, pra mjaftueshëm për të vaksinuar popullatën prej pesë milionë banorëve, duke marrë parasysh se për të fituar imunitetin duhen dy doza të vaksinës së Pfizerit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme