Zelanda e Re do të mbajë referendum për eutanazinë

Prishtinë | 13 Nën 2019 | 18:10 | Nga Ekonomia Online

Parlamenti i Zelandës së Re ka votuar në favor të legalizimit të eutanazisë, duke i hapur rrugën një referendumi kombëtar për këtë çështje vitin e ardhshëm.

Ligji do të lejojë që personat me sëmundje terminale, të cilët kanë më pak se gjashtë muaj jetë, të kenë mundësinë të zgjedhin vdekjen e asistuar nëse miratohet nga dy mjekë.

Projektligji u miratua me një votim prej 69-51, duke i dhënë fund debatit të nxehtë parlamentar disavjeçar mbi këtë temë.

Kryeministrja Jacinda Ardern ka mbështetur thirrjet për reformën e eutanazisë.

Një sondazh i kohëve të fundit sugjeroi që 72% në Zelandën e Re mbështesin një formë të vdekjes së asistuar.Klan.Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme