Zelanda e Re do të ndalojë të gjitha llojet e armëve gjysmë-automatike dhe pushkët me shënjestrim pas sulmeve në Kristçërç, tha kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern.
Njoftimi vjen, disa ditë pasi një sulmues i armatosur vrau 50 persona, në dy xhami të Kristçërç.
“Historia jonë ka ndryshuar. Tashmë duhet edhe ligjet tona po ashtu”, tha kryeministrja Ardern, e cila pret që legjislacioni i ri të vendoset më 11 prill.
Ndërkohë një amnisti është shpallur për personat që i posedojnë këto armë. Ata mund të i dorëzojnë ato tek autoritetet në këmbim të kompenzimi material. Kryeministrja e Zelandës së Re tha se kjo skemë e kompenzimit do t’i kushtojë vendit rreth 138 milionë dollarë.
“Ky është çmimi që duhet të paguajmë për të siguruar komunitetet e vendit”, tha zonja Ardern.
Policia ka njoftuar se gjitha viktimat e sulmit terrorist tashmë janë identifikuar.
Australiani Brenton Tarrant, 28 vjeç, i vetëpërshkruar si supremacist i bardhë, u akuzua për vrasje.
Në mesin e 50 personave të vrarë në dy xhami, gjatë faljes së Xhumasë, ishin migrantë myslimanë, refugjatë dhe banorë nga Pakistani, Afganistani, Bangladeshi, India, Turqia, Kuvajti dhe Somalia.