Zelanda e Re fiton ndaj COVID-19, masat që u morën për të zhdukur virusin

Prishtinë | 27 Pri 2020 | 12:08 | Nga Ekonomia Online

Zelanda e Re ka arritur të fitojë betejën ndaj COVID-19. Në këtë shtet, ditët e fundit ka pasur vetëm pak raste të personave të prekur nga COVID-19 dhe përsa ipërket ditës së djeshme, BBC raporton se ka pasur vetëm një rast të ri e kjo gjë është një fitore e madhe.

Jacinda Ardern, kryeministrja e Zelandës, deklaroi se virusi, aktualisht, është zhdukur pothuajse . Ajo u shpreh se nuk ka më raste të pazbuluara me koronavirus dhe se vendi e ka fituar betejën e për këtë arsye, Zelanda e Re do të heqë disa nga masat e saj kufizuese.

“Ne e fituam atë betejë. Por duhet të mbetemi vigjilentë,”- tha

Sakaq, Drejtori i Përgjithshëm i Shëndetit Dr. Ashley Bloomfield tha se vendi kishte arritur qëllimin  me anë të masave shtrënguese dhe kjo gjë është arritje. Por sipas tij, edhe pse për momentin nuk ka raste, kjo nuk do të thotë se nuk do të ketë raste të reja.

Përveç masave të rrepta të izolimit, vendi i mbylli shumë herët kufijtë e tij dhe aktivitetet dhe kjo gjë dha rezultatin që ata prisnin.

Kushdo që hynte në Zelandën e Re, që në fillim të sëmundjes, duhej t`i nënshtrohej karantinës së detyruar, ndërsa zhvilloi një operacion tejet të gjerë testimi dhe gjurmimi të virusit.

Kujtojmë që deri tani në Zelandën e re janë konfirmuar vetëm 19 viktima nga COVID-19 dhe janë regjistruar 1500 raste  ku prej tyre, 80 % janë të shëruar.

Të ngjashme