Një tërmet prej 7.4 ballë sipas shkallës Rihter goditi mbrëmë arqipelagun e Kermadecit në Zelandën e Re, transmeton Anadolu Agency (AA).
Mbrojtja Civile e Zelandës së Re tha se epiqendra e tërmetit u regjistrua në arqipelagun e pabanuar të Kermadecit, rreth 800 kilometra në veri të pjesës tjetër të Zelandës së Re.
Autoritetet gjithashtu lëshuan një paralajmërim për paraqitje të mundshme të cunamit në rajon, por i njëjti u tërhoq pas disa minutash.
Tërmeti i fundit shkatërrues në Zelandën e Re ndodhi para 8 vitesh kur të paktën 185 persona humbën jetën në Christchurch.