Zelanda e Re raporton 14 raste të reja me Coronavirus, një i importuar

Prishtinë | 13 Gus 2020 | 08:51 | Nga Ekonomia Online

Zelanda e Re po lufton të gjurmojë burimin e përhapjes së parë të koronavirusit në më tepër se tre muaj, duke raportuar për 13 raste të reja të infeksionit në nivel vendi të enjten, shkruan agjencia Reuters. 

Në Zelandë të Re janë paraqitur rastet e para me koronavirusin e ri pas 102 ditëve pa virus brenda vendit. Kryeministrja Jacinda Ardern kishte vendosur për masa të rrepta për të luftuar pandeminë dhe Zelanda e Re shihet si storie e suksesit.

Rikthimi i COVID-19 vjen vetëm pak javë para zgjedhjeve të përgjithshme, duke rritur presionin ndaj Ardernit që të sjellë nën kontroll pandeminë pas rritjes së kritikave.

Ardern shpejt ka vendosur kufizime në qytetin e Aucklandit dhe po ashtu të rrisë nivelin e kufizimeve në qytetet tjera, pasi katër anëtarë të një familje janë infektuar.

“Sërish po na tregohet se sa i paparashikueshëm është ky virus dhe sa lehtë mund të përhapet. Veprimi i fort dhe i shpejt është ende modeli më i mirë”, ka thënë Ardern të enjten në konferencë për media.

Shifra zyrtare kanë raportuar për 13 raste të reja në nivel vendi të enjten, dhe një rast i importuar që nuk është larguar nga karantina që nga ardhja në Zelandë të Re, duke e sjellë numrin total të rasteve aktive në 36.

Ardern ka thënë se është shenjë pozitive që të gjithë 13 të infektuarit brenda vendit janë kontakte të familjes, nëpërmjet punës apo lidhje familjare, dhe të gjithë po transferohen në qendra të karantimit.

Ajo ka treguar se sipas përvojës së mëparshme gjërat do të bëhen më keq, para se të përmirësohen dhe pret më tepër raste në ditët në vijim.

Drejtori i Shëndetësisë, Ashley Bloomfield, ka thënë se po i afrohen gjetjes së pacientit zero të kësaj përhapje të re.

Ai të mërkurën kishte thënë se virusi ka mundur të vijë në Zelandë të Re nëpërmjet mallrave, pasi një nga anëtarët e familjes së infektuar po punonte në një dhomë frigorifer ku deponoheshin mallrat e importuar.

Dhjetë nga rastet pozitive janë staf i kompanisë ku punonte ai apo anëtarë të familjes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme