Zelensky: 55 mijë ushtarë ukrainas të vrarë në luftën kundër Rusisë

Prishtinë | 05 Shk 2026 | 09:17 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se rreth 55 mijë ushtarë ukrainas janë vrarë në fushëbetejë që nga nisja e luftës me Rusinë, duke shtuar se një numër i madh i të tjerëve rezultojnë ende të zhdukur.

Deklarata u bë në prag të përvjetorit të katërt të pushtimit rus të Ukrainës dhe në kohën kur po zhvillohen bisedime vendimtare për armëpushim në Abu Dhabi, të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara, raporton “Al Jazeera”.

Zelensky theksoi se shifrat janë zyrtare, ndërsa analistët vlerësojnë se humbjet reale, përfshirë të plagosurit, janë shumë më të larta. Ndërkohë, Kombet e Bashkuara raportojnë rritje të viktimave civile nga sulmet ruse gjatë vitit 2025.

Nga ana tjetër, Rusia ka pësuar gjithashtu humbje të mëdha. Sipas vlerësimeve perëndimore, mbi një milion ushtarë rusë janë vrarë ose plagosur që nga fillimi i luftës, megjithëse Moska dhe Kievi rrallë publikojnë shifra të detajuara për humbjet e tyre.

Të ngjashme