Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka mbërritur këtë të premte në Serbi për vizitën e tij të parë zyrtare në këtë shtet të Ballkanit.
Zelensky publikoi një video në Telegram nga mbërritja e tij, ndërsa gjatë vizitës pritet të zhvillojë takime me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, dhe zyrtarë të tjerë.
Sipas Zelenskyt, bisedimet do të fokusohen në zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve, procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, si dhe çështjet e sigurisë, shkruan Reuters.
“Do të flasim për zgjerimin e lidhjeve ekonomike mes vendeve tona, marrëdhëniet me Bashkimin Evropian dhe çështje të tjera që janë në interes të popujve tanë, si dhe për sigurinë”, ka shkruar Zelensky në Telegram.
Ndërkohë, presidenti serb Aleksandar Vuçiq kishte bërë të ditur një ditë më parë se me homologun ukrainas do të diskutojë edhe për bashkëpunimin në fushën e energjisë dhe procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Sipas Reuters, kjo vizitë mund të ndikojë në marrëdhëniet e Serbisë me Rusinë, aleaten e saj tradicionale dhe furnizuesen kryesore me gaz natyror.