Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se është moment jetik që të vendoset për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian, raporton Express.
Këtë deklaratë Zelensky e ka bërë në Tëitter, kur ka njoftuar se ka biseduar me nënpresidentin e BE’së, Charles Michel.
“Është moment jetik që të mbyllet diskutimi i gjatë një herë e mirë dhe të vendoset për anëtarësimin e Ukrainës në BE. Diskutova me nënpresidentin e BE-së për asistencën e mëtejmë efektive dhe përpjekjen heroike të ukrainasve për të ardhmen e tyre të lirë”, ka shkruar Zelensky.
Ndryshe, Zelenskyi njoftoi më herët se ka zhvilluar një bisedë më Presidentin e Francës, Emanuel Macron.
Zelensky ka thënë se armët dhe pajsijet nga partnerët e tyre janë rrugës për në Ukrainë.
“Një ditë e re në frontin diplomatik filloi me një bisedë me Emanuel Macronin. Armë dhe paisje nga partnerët tonë janë rrugës për në Ukrainë: Koalicioni kundër-luftës po funksionon”, ka shkruar Zelensky.