Zelensky falënderon Trumpin për angazhimin e tij për arritjen e paqes në Ukrainë

Ukrainian President Volodymyr Zelensky holds a press conference with the heads of state of France, Germany and Romania, at Mariinsky Palace in Kyiv, on June 16, 2022. - The leaders of major EU powers France, Germany and Italy vowed on June 16 to help Ukraine defeat Russia and to rebuild its shattered cities, in a visit to a war-torn Kyiv suburb. (Photo by Ludovic MARIN / POOL / AFP) (Photo by LUDOVIC MARIN/POOL/AFP via Getty Images)
Prishtinë | 04 Sht 2025 | 17:33 | Nga Ekonomia Online

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka falënderuar aleatët e tij perëndimorë, duke veçuar Donald Trumpin, pas samitit në Paris sot.

Në takim ata diskutuan specifikat mbi garancitë e sigurisë dhe “gatishmërinë e secilit vend për të kontribuar”, tha udhëheqësi ukrainas.

Ai u takua gjithashtu me të dërguarin special të Trump, Steve Witkoff.

Në një deklaratë pas takimit me udhëheqësit evropianë, Zelensky tha: “Ne kemi të njëjtin vizion se Rusia po bën gjithçka që është e mundur për të zvarritur procesin e negociatave dhe për të vazhduar luftën.”

Ai shtoi: “Do të doja veçanërisht të falënderoja Presidentin Trump për të gjitha përpjekjet e tij për t’i dhënë fund kësaj lufte dhe gatishmërinë e Amerikës për të ofruar mbështetje për Ukrainën nga ana e saj.”

Vlen të përmendet se në shkurt, Trump e qortoi Zelenskyn para mediave botërore në Zyrën Ovale për atë që udhëheqësi amerikan e përshkroi si mungesë mirënjohjeje.

Zelensky tha gjithashtu se paketa e 19-të e sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë është duke u përgatitur. Shefja e BE-së, Ursula von der Leyen, më parë tha se kjo pritet këtë muaj, shkruan Skynews.

Të ngjashme