Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje për sanksione më të forta ndërkombëtare ndaj Rusisë, pas një sulmi vdekjeprurës në Kiev që vrau të paktën 31 persona.
Zelensky tha se pesë fëmijë – më i vogli dy vjeç – ishin midis të vdekurve dhe 159 persona ishin plagosur në sulmin e së enjtes.
“Pavarësisht se sa Kremlini mohon efektivitetin e tyre, sanksionet funksionojnë – dhe ato duhet të forcohen”, tha ai, raporton BBC.
Kiev mbajti një ditë zie pasi sulmi në kryeqytet rrëzoi një bllok apartamentesh dhe dëmtoi një spital, shkollë, çerdhe dhe universitet.