Zelensky: Marrëveshja hyri në fuqi sapo SHBA bëri njoftimin

Prishtinë | 25 Mar 2025 | 21:32 | Nga Ekonomia Online

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se Kremlini gënjen kur pretendon se armëpushimi i Detit të Zi nuk do të hyjë në fuqi pa heqjen e sanksioneve perëndimore kundër Rusisë.

“Fatkeqësisht, edhe tani, edhe sot, pikërisht në ditën e negociatave, ne shohim se si rusët tashmë kanë filluar të manipulojnë. Ata tashmë po përpiqen të shtrembërojnë marrëveshjet dhe, në fakt, të mashtrojnë ndërmjetësit tanë dhe të gjithë botën”, tha Zelensky.

Nëse ata nisin sulme, do të ketë një përgjigje të fortë, shtoi lideri ukrainas.

Ai tha se armëpushimi hyri në fuqi menjëherë pas njoftimit të SHBA më herët, por Moska tha se kjo varet nga sanksionet kundër kompanive të përfshira në eksportet e ushqimit dhe plehrave kimike.

Ndërkohë, SHBA tha se ka rënë dakord të “ndihmojë në rivendosjen e aksesit të Rusisë në tregun botëror për eksportet bujqësore, të ulë kostot e sigurimit detar dhe të përmirësojë aksesin në portet dhe sistemet e pagesave për transaksione të tilla”.

Të ngjashme