Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky është pritur në një takim nga presidenti i SHBA-ve, Donald Trump në “Shtëpinë e Bardhë”.
Pas takimit, dy liderët kanë mbajtur një konferencë të përvbashkët për mediat. Zelnsky ëhstë shprehur se Ukriana e ka parë se sa e gatshme ëhstë Europa për t’i ndihmuar, tani është radha e SHBA-ve për të treguar se çfarë di të bëjë.
“E kam kuptuar çfarë është e gatshme të bëjë Evropa, tani dua të pyes presidentin Trump se çfarë janë gati të bëjnë Shtetet e Bashkuara”,- tha Zelensky.
Gjatë konferencës, ai u shpreh i prerë ndaj liderit rus, duke deklaruar: “Putin është një vrasës, nuk dua kompromise.”
Në lidhje me marrëveshjen për mineralet e rralla mes Ukrainës dhe SHBA-ve, Zelensky theksoi rëndësinë e saj, duke thënë: “Shpresoj që ky dokument të jetë një hap përpara.”