Zelensky përmendi Nënë Terezën, pati edhe një kërkesë specifike për Shqipërinë

Prishtinë | 03 Maj 2022 | 15:21 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky sot foli në një lidhje direkte në Kuvendin e Shqipërisë. Para deputetëve, ai përmendi Nënë Terezën si shembullin më të mirë për dashurinë ndaj njerëzimit. 

Zelensky e tha këtë teksa theksoi se i është mirënjohësh shqiptarëve që nuk e menduam dy herë se cilin popull do të mbështesnin kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës.

“Kujtoj Shën Terezën, shqiptaren që është kthyer në simbolin dashurisë ndaj njerëzimit në të gjithë botën. Ajo e mësoi njerëzimin që të mposhtë të keqen. Unë besoj se duke punuar sëbashku me gjithë europianët ne do të jemi në gjendje që ta ndalojmë këtë luftë dhe të mbrojmë Europën në të ardhmen”, tha Zelensky.

Por, ndër të tjera, Zelensky kërkoi nga Shqipëria që të marrë hapa konkretë ndaj pushtuesit rus, duke e bërë një kërkesë specifike.

“Bandat ruse duhet të shkëputen nga tregu global. Ju duhet t’ia hiqni mundësisë Rusisë në kohën e duhur. Ju kërkoj që t’i kufizoni portat për anijet ruse dhe ta kufizoni ardhjen e turistëve, ndoshta vijnë vrasës të Bucha-s, apo të Irpin=it. Ta bëjmë një gjë parimore dhe ta ndalojmë përdorimin e fondeve të OKB për Rusinë”, tha ai.

Të ngjashme