Lufta si “modë”!
Pushtimi i Ukrainës e ka zgjuar instiktin e Heroit, te të gjithë, përveç tek ata që e kanë përjetuar luftën…të cilët e dinë mirë se lufta të vret edhe kur të lë gjallë.
Lufta krijon Heronj, jo Liria.
Prandaj, edhe Heroi më i ri në botë, Zelensky, u krijua nga lufta.
Kur i shikon ndërtesat e Ukrainës kah bien përdhe, e bëhen hi e pluhur për një sekondë, e kupton ti se ‘Heroi nuk mjafton’!
Hanibali nuk është te porta, por e ka thyer derën dhe ka hyrë brenda, kaq shumë ka mundur të bëj Heroi.
Nuk ka Hero humbës. Hero i thuhet fituesit.
Prandaj, Hero i vërtetë është vetëm i vdekuri.
Zelensky është i pari politikan që arriti t’i bëjë për vete edhe politikanët.
T’ia kenë zili.
U bë i kaq i dashur sa duan të jenë si Ai.
Aq shumë duan të bëhen Zelensky, sa që me pas mundësi e kishin provokuar një luftë, veç për t’u bërë të dashur dhe interesant, si Ai.
Zelensky thotë se nuk ështê ikonë e Ukrainës (sepse është)!
Ky di ta shtojë simpatinë e perendimit, dhe e ushqen këtë simpati me shprehje dhe me gjeste të forta, si shiu i rrëmbyeshēm tokën e thatë.
Ama, kjo simpatia zgjat vetëm derisa të kuptohet se ‘simpatia nuk mjafton’!
As të jesh ‘i drejtë’ nuk mjafton.
Duhet të jesh i fortë ta mbrosh drejtësinë!
Popullariteti dhe simpatia që ka sot Zelensky, e ka frymëzuar sidomos Albin Kurtin, që të bëj si djalosh si ‘i rrezikshëm’ për Rusinë. Ai nuk flet më si politikan. Flet privat çka t’i vjen n’gojë.
(Ndërsa Edi Ramën e ka befasuar ish komediani: sepse, Edi Ramës s’i ka shku’ fiqiri se më zor shkruhet komedia se sa tragjedia!
Edi Rama tha se e ka pasur nijet t’i rritë pensionet, po, qe, ia prishi planet lufta.
Keyeministrat shqiptarë po e shfrytëzojnë pushtimsf e Ukrainës për t’i mbuluar dështimet e veta).
Sot Albin Kurti tha për Putinin se është despot dhe nostalgjik.
Që qenka nostalgjik Putini, nuk ka gjë të keqe. Nostalgjik do të thotë të kesh mall!
Pra, kjo i bie se Putini ‘s’ka faj’, se është nostalgjik, faj ka nostalgjia që po e bën despot.
Albin Kurti, Donika Gërvalla e të tjerët, po mundohen të biejnë në sy, sidomos Putinit.
Aq shumë e do famën Albin Kurti, sa që ma kish dashur që një nga kushtet e Putinit për ta ndalur luftën në Ukrainë të ishte ‘rënia e qeverisë Kurti’.
Ne që e kemi mërzi ‘me na dashtë’, nuk e kuptojmë pse dikujt ia rrjedh shpirti dashurinë, sado që e mbush me dashuri, shpirti i shqyer ia rrjedh dashurinë…s’e mbush dot, as Zoti!
Edhe ky është mallkim. Bile mallkimi më i madh: të ndjesh nevojë të sëmurë për dashurinë e atyre që nuk i njeh!
Të jesh ambicioz, s’ka ku shkon më keq. Sepse, edhe viktimë do të pranoje të ishe, veç për të ngjallur dashurinë dhe adhurimin e të tjerëve për ty.
Veç pak.
Zbrit në tokë!
Kujtoja vetes kush je ti!
Ti je i varfër.
je i izoluar.
Ti s’ke gjë n’dorë.
Ti mund ta kesh edhe zemrën e madhe, edhe çka? – kjo nuk mjaffon.
Mund të jesh edhe trim, edhe të kesh sevda dhe vullnet për jetē – edhe? çka? – as kjo nuk mjafton.
Bota u jep pare dhe armatim ukrainasëve dhe i ndihmon ata ta mbrojnë vetveten, ndërsa populli shqiptar i Kosovës jep pare për ta mbrojtur ushtrinë nga armiku!
Varfëria nuk është legjendë.
Pafuqia nuk është legjendë.
Peshku i madh e ha t’voglin – sidomos kjo nuk është legjendë.
Kur ka ardhur puna ta mbrojë Kosovën me armë, Albin Kurti, e ka refuzuar armën (që është krejt normale t’i urresh armët),
ama, tash, kur e sheh se perendimi e krijoi një idol me bluzë ushtarake, Zelenskyn – Albin Kurti po i lakmon, jo luftës, por popullaritetit që e sjell lufta.
Prandaj, po i drojtohet Putinit sikur të ishte Zelensky.
Ama, lufta u sjell famë veç atyre që nuk luftojnë.
Atyre që luftojnë ua sjell plagët dhe vdekjen, e nëse shpëtojnë, ua lë mërzinë te dera.
Lufta gjithmonë është primitive.
Që shpirti nuk përparon kurrë e që njeriu për njeriun mbetet ujk, tregon lufta.
Por lufta në Ukrainë po dëshmon se në kohën e internetit, lufta është ndryshe.
Ti e sheh Live duke u bombarduar qytetet dhe kjo të nervozon aq shumë, sa që pa dashur bëhesh ushtar kundër të keqes.
Kur e sheh luftën online nuk është si lufta me fotografi në gazeta.
Atëherë, njeriu (nëse donte) shkonte te gazeta; e tash gazeta të vjen te dora. S’ke çare pa e ditur çdo gjë që ndodh në botë.
Bota nuk të pyet: të tregon me zor, çdo gjë që ti s’do të doje ta dije.
Por, sa më shumë që ‘luftojnë’ njerëzit dhe vrasin armiq online në lojë, aq më shumë e urrejnë luftën e vërtetë.
Pra, lufta Live i frymëzon të gjithë të bëhen ‘të rrezikshëm’!
Pikërisht për këtë arsye,
askush nuk po thërret për paqe, përveç Feja. Sepse, paqja nuk të bën të ndjehesh interesant.
Lufta nga distanca bëhet si ‘modë’, dhe nëse përfundon lufta shpejt – ndërpritet ‘sfilata’, prandaj askush nuk thërret për paqe.
Sepse, paqja është indiferente, paqja ta shuan instiktin e heroit.
Nuk është luftë, kur i vë çerpikët e plastikës, lyhesh – ngjyhesh dhe fotografohesh me pushkë në krah.
Sepse në realitet, lëre që nuk lyhesh e ngjyhesh në luftë, por nga frika se mund t’i biesh në sy arnikut, zbehesh, nuk mundohesh të dukesh bukur, por këqyr me hy n’dhé për s’gjalli…
Luftën në Ukrainë po e shfrytëzojnë edhe shqiptarët për t’u bërë interesant.
Për popullaritet.
Pastaj ndodhin edhe ngjarje të tjera: gazetarët e Ukrainës ikin nga lufta (në vend se të raportojnë për luftën) dhe vijnë në Kosovë….krejt gazetarët (si një familje) kanë qëlluar grumbull që të ikin bashkë nga lufta!
Shqiptarët, të parët, pa qenë në vend-luftime, ditën e parë të luftës, pushtimin e Ukrainës e kanë krahasuar me luftën në Kosovë, ku policia serbe ka masakruar me thika fëmijët shqiptarë, dhe nënave ua kanë nxjerr nga barku. Kanë përdhunuar dhe kanë deportiar nga Kosova 1 milionë shqiptarë.
Euforia e luftës, nevoja e lashtë për t’u bërë hero; nevoja për vëmendje; obsesioni për t’u bërë i rrezikshëm, dhe më së paku frika e kanë bërë botën bashkë ‘të rrezikshme’.
Të gjithë shqiptarët (e Kosovës) kanë frikē nga një luftë e re me Serbinë, kanë frikë ta humbin Kosovën, dhe pikërisht nga frika se e humbin Kosovën, e kanë harruar Kosovën.
Asnjë lajm për Kosovën.
Qe 1 javë, asgjë nuk ndodh në Kosovë.
Ajo për të cilën nuk shkruhet – nuk ka ndodhur.
Populli është dërrmuar, është varfëruar, është i vjedhur nga KEK-u, është i vetmuar, me një qeveri që krejt i ka marrë me mend, përveç luftës, prandaj natën e Bajramit e prén quranin – dhe urgjentisht lyp pare nga populli për mbrojtjen e Kosovës.
Nga vuajtja e tjetri, nga lufta e huaj asnjëri nuk del hero. Kështu ndodh gjithmonë, kur edhe luftën e huaj mundohesh ta shfrytëzosh për ngritje në karrierë.
P.S. Një zv.ministër i Kosovës sot ka treguar se si serbët e Kosovës po mobilizohen nga Serbia për luftë kundër shqiptarëve.
Qe, çfarë qeverie ka Kosova!
Pamend.
Të vret shpirtërisht, ende pa filluar lufta!
‘Vuajtja jonë, po, mund të jetë më e madhe se Rusia’!