Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se nuk beson se bota do ta lejonte presidentin rus, Vladimir Putin të përdorte armë bërthamore, shkruan BBC.
Në një përgjigje të fjalimit të Putinit më herët gjatë ditës së sotme, Zelensky tha se nuk beson se Putin do t’i përdorë armët bërthamore.
“Unë nuk besoj se ai (Putini) do t’i përdorë këto armë. Unë nuk mendoj se bota do ta lejojë atë të përdorë këto armë,” tha ai për gazetën gjermane Bild.
Zelensky shtoi se njoftimi i presidentit rus tregoi se ai dëshironte të mbyste Ukrainën në gjak, duke përfshirë atë të ushtarëve të tij.