Zemaj: 46 herë është ikur nga përgjegjësia, VV është nga makineria e propagandës

Prishtinë | 13 Kor 2025 | 12:12 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje nga foltorja e Kuvendit, duke thënë se për të 46-tën herë është shmangur përgjegjësia për të gjetur një zgjidhje institucionale, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se fakti që fjalimi i tij po mbahet pa mikrofon dhe pa incizim zyrtar tregon shumë për gjendjen në Kuvend.

“E vetmja gjë që funksionon në VV është makineria e propagandës,” tha Zemaj, duke përmendur edhe ndarjen e parave për atë që e quajti “gazetarë të pushtetit”.

Të ngjashme