Edhe në ditët e vikendit, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj nuk ka ndalur së monitoruari se sa po respektohen rregullat antiCovid në Kosovës.
Këtë të shtunë në orët e vonshme Zemaj së bashku me Policinë dhe Inspektoratin kanë vizituar “Abi Çarshinë”.
Gjatë këtij aksioni institucionet e rendit dhe Zemaj kanë vëzhguar dhe kontrolluar në lokale se sa po mbahet distanca 2 metra dhe bartja e maskave.
Ndryshe, Zemajn është duke kryer kontrolle javore në ditët e vikendit në qendra të mëdha dhe lokale ku janë më të frekuentuar nga njerëzit për të parë nga afër respektimin e masave.
Pas këtij inspektimi, Zemaj ka kontrolluar edhe disa lokale në “Shadërvan” në qendër të Prizrenit.