Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka thënë se nuk mund të fajësohet Bashkimi Evropian për mungesë të liberalizimit të Kosovës, pasi sipas tij, faj kanë edhe krerët shtetëror, raporton Ekonomia Online.
“Edhe neve si grup parlamentar po shprehim shqetësim për mungesë liberalizimi të vizave. Nuk mund të fajësojmë vetëm BE-në por u pamundësua nga disa figura që janë në krye të shtetit. Sot është një situatë e favorshme të përmbyllet çështja e vizave. Zëra brenda BE thonë se duhet të kthehet në pikën zero. Është e pafalshme për Qeverinë nëse ndodhë një gjë e tille”, ka thënë Zemaj.