Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj, ka thënë se përkundër numrit të ulët të rasteve të konfirmuara sot, duhet të vazhdohet me disiplinë të lartë deri në përfundim të pandemisë.
‘’Sonte morrem një rezultat premtues nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ku nga 294 mostra të analizuara kanë rezultuar sot pozitive vetem 6 raste.’’, ka shkruar ai.
‘’Pavarësisht kësaj, ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës, institucioneve publike dhe private që të vazhdojmë me disiplinë të lartë në zbatimin e masave të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës dhe rekomandimeve të IKSHPK, me qëllim që të parandalohet përhapja e virusit.’’, vazhdon ai.
Ai thotë se kujdesi duhet të vazhdojë për të ndaluar përhapjen e virusit.
‘’Të jemi të kujdesshëm në zbatimin e masave mbrojtëse, ky kujdes i joni parandalon shtimin e rasteve të reja dhe është jetik për ta ruajtur shëndetin e njëri-tjetrit, ndersa derisa shtojmë kujdesin, shkojmë drejt shqyrtimit të masave tjera lehtësuese.’’
“Së bashku ia dalim”, përfundon ai.