Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka reaguar pas ndarjes së mjeteve për OJQ-të të ndryshme të cilat sipas tij janë në shërbim të plotë për ta e për VV-në, partinë në pushtet
Zemaj ka thënë se ministri Çeku ka ndarë mjete për OJQ-në e tij, “Ec ma ndryshe”, shoqatë kjo që udhëhiqej nga ministri Çeku.
“Ec Ma Ndryshe OJQ-ja e Ministrit të Kurtit, Hajrulla ÇEKU përnjëmend po ecë ndryshe, fuqishëm në gjepin e vet, për çdo vit mijëra euro përfitim nga ish-drejtori ekzekutiv i saj”.
“Ky që paguante këshilltar për MKRS nga 5.560€, në muaj e pa pikë ftyre në Kosovën e varfër ku largohen çdo ditë rinia për arysye ekonomike, jo që nuk ndalet por vazhdon të shpërndajë para publike për OJQ-të të cilat janë në shërbim të plotë për ta e për VV-në, partinë në pushtet. Prokuroria duhet me e ndalë këtë abuzues të parasë publike”, ka shkruar Zemaj.