Zemaj i bindur që ekziston zgjidhja për RTK-në: Por nuk ka vullnet Vetëvendosje

Prishtinë | 26 Nën 2025 | 14:41 | Nga Ekonomia Online

Ish-deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka thënë se ekziston zgjidhja për punëtorët e RTK-së të cilët nuk po marrin pagën e tyre, por që sipas tij po mungon vullneti dhe interesi i Lëvizjes Vetëvendosje për të gjetur një zgjidhje, për çka e akuzon këtë parti se po tenton të mbajë nën presion transmetuesin publik dhe ta ketë nën menaxhim atë, raporton Ekonomia Online.

“Nga dita e parë e marrjes së mandatit ka shpërfaqur hapur tendencën për kapjen e bordit të RTK gjë të cilën e ka arritur me shumicë votash dhe përmes votave ka vendos njerëz militantë politikë të Vetëvendosjes dhe sot e udhëheqin RTK-në dhe kjo ka qenë fatkeqësi edhe për RTK por edhe për pavarësinë editorialen e cila në vazhdimësi është kritikuar përmes lajmeve të porositura  të nëjanshme dhe e kanë lënduar edhe RTK-në, demokracinë dhe taksat e qytetarëve. Problemet me RTK nuk janë të këtyre tre muajve por nuk ka pasë interesim nga Lëvizja Vetëvendosje që të sigurojë pavarësi financiare për transmetuesin publik dhe jemi dëshmitar të vitit të kaluar, 202,2022. LVV përmes parapolitikës së tyre dëshiron që në njërën anë ta mbajë presionin ën transmetuesin publik dhe në njërën anë te menaxhimin e transmetuesit publik dhe kjo nuk duhet të lejohet, duhet të ndërpritet”, tha Zemaj në konferencën për media.

Zemaj shpjegoi zgjidhjen ligjore që mund ta bëjë Ministria e Financave.

“Nuk ka vullnet sepse ekziston një kontingjent që është në fondin e ministrit të Financave dhe i kanë një 100 milionë prej vitit të kaluar që i përdorin për interesat puro politike dhe si të kishin vullnet një pjesë e kishin nda për RTK ose si ndihmë direkete që është legale apo si huamarrje. Kjo është e vërteta çdo kush që thotë ndryshe ne ballafaqohemi në mënyrën më transparente”, u deklaroi ai.

Të ngjashme