Zemaj i kërkon Gjergj Dedajt t’u drejtohet autoriteteve në Shkup pas vendimit për t’u kërkuar kosovarëve test për COVID-19

Prishtinë | 09 Kor 2020 | 14:53 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut që të kërkojë test të COVID-19 për kosovarët që kalojnë kufirin, duke thënë se ky vendim vështirëson qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave mes dy shteteve.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Zemaj ka thënë se përmes ambasadorit Gjergj Dedaj ka shprehur shqetësim për këtë veprim dhe se ka kërkuar që të evitohen këto barriera.

“I kërkova ambasadorit që të adresoi tek organet kompetente nevojën e bashkëpunimit ndërshtetërorë me qëllim të tejkalimit të pandemisë dhe koordinimit të përbashkët në luftën kundër virusit korona”, ka shkruar Zemaj.

Vendimi i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për të kërkuar test të COVID-19 për personat që kalojnë kufirin vështirëson…

Gepostet von Armend Zemaj am Donnerstag, 9. Juli 2020

Ndryshe, Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka vendosur që qytetarët e Kosovës, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnjë dhe Hercegovinës të paraqesin test PCR negativ nëse duan të hyjnë në vend, në kuadër të masave kundër përhapjes së Coronavirusit.

Të ngjashme