Zemaj: Jemi duke i ndihmuar komunat me resurse humane dhe paisje mbrojtëse

Prishtinë | 13 Gus 2020 | 14:56 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj nën shoqërimin e ushtruesit të detyrës së Drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës(SHSKUK), Valbon Kransiqi dhe drejtorin e Institut Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani kanë vizituar komunën e Gjakovës.

Ata kanë zhvilluar takim me kryetarin e kësaj komunë, Ardian Gjini. Më pas ata vizituan edhe Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Gjakovë.

Zemaj ka thënë se janë duke ndihmuar komunat në mënyrë të përballimit sa më të lehtë  të situatës së pandemisë.

” Jemi duke ndihmuar komunat me resurse humane dhe paisje mbrojtëse dhe të tjera me qëllim të sigurimit të një përgjigje sa më korrekte ndaj pandemisë. Në QKMF dhe Spitalin e Përgjithshëm “Isa Grezda” pashë një mobilizim të mirë të personelit për të trajtuar pacientët. Gjakova mori edhe një autoambulancë nga asistenca e BE për Kosovën për Covid 19 dhe një oksigjenoformues, si pjesë e mbështetjes nga Luksemburgu dhe UNICEF-i, bashkë me mjete të tjera mbrojtëse”, ka thënë Zemaj.

Të ngjashme