Qeveria e Kosovës sot ka miratuar masat e reja për mbrojtjen nga pandemia COVID-19 të cilat pritet të hyjnë në fuqi prej nesër.
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj tha se masat e reja, ligji, por edhe manuali duhet të respektohen me rigorozitet.
”Masat e reja, Ligji por edhe manuali duhet të respektohen me rigorozitet. Respektimi i masave të reja, disiplina qytetare kundrejt masave anti Covid dhe kujdesi, është rruga e suksesit tonë”, ka shkruar Zemaj.