Zemaj ndez qirinj për profesionistët shëndetësorë që humbën betejën me COVID-19

Prishtinë | 20 Gus 2020 | 21:42 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka ndezur qirinj për të nderuar profesionistët shëndetësorë që kanë humbur betejën me COVID-19.

Ai ka shprehur ngushëllime për të gjithë profesionistët shëndetësorë që kanë ndërruar jetën nga koronavirusi, derisa atyre që janë të infektuar u ka dëshiruar shërim të shpejtë.

Zemaj ka thënë se “jemi krenar me profesionistët shëndetësorë, me moralin, përkushtimin dhe dashurinë e shprehur gjatë mbrojtjes së jetës së qytetarëve”.

Postimi i plotë i Armend Zemajt në Facebook:

Sonte, së bashku me zyrtarët e Ministrisë, i’u bashkuam thirrjes së Odave të Profesionistëve Shëndetësorë për ndezjen e qirinjve për nder të profesionistëve shëndetësorë që kanë humbur betejën me Covid-19.

Ju shpreh ngushëllime profesionistëve shëndetësorë për humbjen e kolegëve, njëherësh i shpreh ngushëllime edhe familjeve të tyre për humbjen e më të dashurve.

Të gjithë profesionistëve shëndetësorë të infektuar, ju dëshiroj shërim të shpejt dhe kthim në familje dhe detyrat profesionale.

Ne jemi krenar me profesionistët shëndetësorë, me moralin, përkushtimin dhe dashurinë e shprehur gjatë mbrojtjes së jetës së qytetarëve.

Çdo ditë, edhe sonte, shpreh respektin tim të thellë dhe solidaritet me profesionistët shëndetësorë të cilët vazhdojnë luftën kundër Covid-19.

Të ngjashme