Zemaj nuk përmend mbylljen pas rritjes së rasteve me COVID-19, thotë se shteti duhet të jetë i hapur

Prishtinë | 25 Tet 2020 | 14:46 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se “shteti duhet të jetë i hapur”, duke lënë të kuptohet se nuk do të ketë mbyllje pavarësisht se ditëve të fundit është shënuar rritje në numrin e të infektuarve me COVID-19.

“Nxënësit duhet të vazhdojnë të vijojnë mësimin në shkolla, bizneset duhet të vazhdojnë të punojnë, qytetari të mos varfërohet nga pamundësia për të punuar”, ka shkruar Zemaj në Facebook.

Ai ka thënë se për ta mundësuar funksionimin e hapur të shtetit, duhet që të gjithë të jenë të kujdesshëm.

Ndërsa, nuk ka lënë pa kujtuar se ata që shkelin masat anti-COVID do të gjobiten, krahas Ligjit për Parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.

Të ngjashme