Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka kërkuar nga qytetarët që t’i reduktojnë kontaktet në mënyrë që të evitohet përhapja e Covid-19.
Ai ka paralajmëruar masa ndëshkuese për mosrespektuesit e udhëzimeve dhe shkelësit e rregullave të caktuara nga institucionet përkatëse.
“Reduktoni kontaktet, që të evitohet përhapja e virusit. Të mos paguajmë̈ kosto të lartë. Sistemi ynë̈ shëndetësor të mos mbingarkohet”.
“Respektoni udhëzimet e “Manualit për mbrojtje nga përhapja e virusit Covid-19. Për mosrespektuesit e udhëzimeve dhe shkelësit e rregullave do të ketë gjoba dhe ndëshkime sipas ligjit”.