Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovë, Armend Zemaj, ka kritikuar Ministrinë e Shëndetësisë për gjendjen me pandeminë COVID-19.
Ai ka thënë se ministri Latifi po vazhdon të ndihet komod me situatën pandemike në vend.
“Ne jemi në situatë pandemike dhe duke u përballur me një rritje të jashtëzakonshme të numrit të infeksionit. Na intereson nëse është nga paaftësia qeverisëse të shohemi çfarë mundemi me ndihmu në këtë pjesë, nëse është nga mungesa e informacionit dhe neglizhenca që është parë nga këta tre muajt e fundit, pa dashur që detyrimisht të ju bëjë juve pjesë të kësaj, sepse këtë logjikë e kemi parë edhe në pjesën e parë të vitit të kaluar ku pasojat janë evidente verës, që ndërlidhen edhe me masat, që masa e sfidonte masën, dhe kjo logjikë duket se ju është dërguar dhe ju e keni përkrahur në muajin janar”, ka deklaruar Zemaj.
Zemaj tutje ka kritikuar ministrin Latifi për masat kufizuese Anti-COVID, derisa ka thënë se kjo i ka futur në “konflikt” me shqiptarët e Shqipërisë, Maqedonisë e Luginës së Preshevës.