Zemaj prezanton masat e reja: Kufizim i lëvizjes për të moshuarit, fakultetet online, qendrat tregtare e gastronomia deri në orën 21

Prishtinë | 31 Tet 2020 | 12:44 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Shëndetësisë , Armend Zemaj, ka prezantuar masat e reja për parandalimin e përhapjes së Covid-19. Ai tha se numri i lartë i infektimeve, ditëve të fundit, i ka detyruar të veprojnë menjëherë, raporton Ekonomia Online.

Masat e vendosura janë:

Reduktimi i stafit në nivelin lokal dhe qendror, pezullimi i seminareve.

Institucionet që duhet të zhvillojnë punën me kapacitete të plota janë shëndetësisë dhe siguria.

Personat me sëmundje kronike dhe ata mbi moshën 60-vjeçare janë të liruar të paraqiten në punë. Angazhim i tyre kalon online.

Personat mbi moshën 65-vjeçare dalin jashtë vetëm prej orës 06:00-10:00 dhe 16:00-19:00. Jashtë kësaj periudhe, vetëm për nevoja shëndetësore.

Ligjëratat në Fakultet të mbahen online, kurse provimet dhe ushtrimet sipas rekomandimeve.

Qendrave tregtare u ndalohet puna nga ora 21:00-05:00 po ashtu edhe gastronomisë përveç “take away”.

Konviktet dhe mensa e studentëve punojnë duke zbatuar rekomandimet e IKSHPK.

Zemaj, ka thënë se nuk do të ketë kufizim të lëvizjes, por ka bërë thirrje të evitohen daljet e panevojshme.

“Shpresojmë që qytetaret do të zvogëlojmë daljet e panevojshme sepse s’ka kufizim të daljes, do të mbetet në ndërgjegjen e tyre.”

“Sa i përket kapaciteteve spitalore vazhdojmë në shtrirjen dhe punën për ngritjen e tyre.”

Zemaj tha se vendimet do të rishqyrtohen brenda dy javësh.

Fjala e plotë e ministrit Zemaj në konferencën për shtyp:

Të nderuar qytetarë,

Lakorja e shtrirjes së infeksionit nuk është ashtu siç e dëshirojmë.

Andaj për ta ndalur më tej hovin e rasteve të infeksionit, Ministria e Shëndetësisë, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës dhe Komiteti për menaxhimin e Pandemisë, veprojnë bashkë dhe sjellin vendime konform situatës, për ruajtjen e shëndetit publik dhe shëndetin e secilit qytetar.

Rastet e reja, na detyrojnë të veprojmë menjëherë, me masa të reja.

Të nderuar qytetarë,
Kemi parë që javën e fundit janë rritur testimet, gjë që ishte e domosdoshme. Ishte kërkesë që duhej plotësuar, më shumë testime, për aq sa kemi mundësi dhe sipas rastit.
Kjo situatë ka prekur tërë vendin tonë. Secili është pjesë e situatës.

Si djalë i dy prindërve të shtyrë në moshë, si bashkëshort dhe si baba i tre fëmijëve, si Ministër i Shëndetësisë dhe qytetar i Republikës së Kosovës,

Ju bëj sërish thirrje të gjithëve pa dallim, për solidaritet dhe bashkëpunim, sepse askush nuk është i tepërt në luftën kundër Covid-19.

Të gjithë bashkë të ngritim përgjegjësinë dhe ndërgjegjësimin për zbatimin e masave anti covid, të zbatojmë vendimet dhe ligjin në fuqi.

Qytetarët tanë nuk e meritojnë mbylljen që dëmton të gjitha fushat e jetës. Pakica nuk guxon ta dëmtojë shumicën me pakujdesi.

Policia, inspektoratet dhe secili institucion duhet të bëj punën e vet. Asnjë organ i drejtësisë me ligjin e ri nuk ka më hapësirë për të kërkuar arsye amnistimi që shkel vendimet. Kemi mandat e detyrim për ta zbatuar ligjin e miratuar për pandenimë në Kuvend.

T’i ndihmojmë vetes, të ndihmojmë njëri-tjetrin, kështu ndihmojmë sistemin e shëndetësor i cili gjendet në ballë të detyrës dhe përgjegjësive për 8 muaj, pa pushim, Policinë e Kosovës, FSK-në, shtabet emergjente, Taskë Forcën dhe të gjithë akterët tjerë që ligji i ka ngarkuar me përgjegjësi, në menaxhim të Pandemisë.

Kështu ndihmojmë ekonominë familjare dhe shtetin e Kosovës.

Bashkë ia dalim!

Masat e reja anti COVID

⛔️ Qendrave tregtare dhe gastronomisë u ndalohet puna nga ora 21:00-05:00 (përveç shërbimeve “merr me vete”)

⛔️ Ndalohen seminaret, punëtoritë dhe format e tjera të organizimit ku ka grumbullim njerëzish/mbahen on-line

✅Personat me sëmundje kronike dhe ata mbi moshën 60 vjeçare lirohen nga paraqitja në punë/punojnë on-line nga shtëpia

🟠 Personave mbi moshën 65 vjeç u lejohet dalja jashtë shtëpisë nga ora 06:00-10 dhe nga 16:00-19:00

🟠 Ligjëratat në universitete publike dhe private mbahen on-line. Provimet, puna praktike dhe laboratoratorike mbahen me prani fizike duke respektuar rekomandimet e MSh/IKSHPK

✅ Konviktet dhe mensa e studentëve punojnë duke zbatuar rekomandimet e IKSHPK

(Masat hyjnë në fuqi nga e hëna dhe rishikohen pas dy javësh)

Të ngjashme