Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, pas takimit të Komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës emergjente me Covid -19, ka thënë se është diskutuar për mundësinë e ngritjes së kapaciteteve mjekësore për përballimin me situatën me COVID-19,raporton Ekonomia Online.
Ai ka thënë se është propozuar që si masë e përgatitjes për valën e dytë është që të krijohet një spital me rreth 500 shtretër, e që do të vendoset në objektin e ri të Emergjencës.
Zemaj tha se vlerësimi sipas të dhënave të IShKPK-sëdhe ShSKUK-së, ka rënie të infektuarave me COVID-19 dhe atyre të vdekur.
“Si masa për valën e dytë jemi duke shqyrtuar rritjen e kapaciteve mjekësore, vaksinat kundër gripit sezonal, rritja e numrit të testimeve”, tha Zemaj.
Ai bëri të ditur se nuk pritet lirim të masave në një të ardhme të afërt,por theksoj se kërkesat e bizneseve do të shqyrtohen.
“Lirimi apo shtrëngimi i masave, presioni për të liruar veprimtaritë e reja është në rritje, si banjat, teatrot etj. Ne duhet të jemi të kujdesshëm dhe të ruajmë jetën e qytetarëve dhe në ditët në vazhdim do të dalim me një vendim për këto masa”, tha Zemaj.
Ndërsa drejtoi i ShSKUK -së, Valbon Krasniqi foli për shoqatën e të verbërve dhe ka kërkuar që të bëhen terminë të caktuara dhe të thirren pacientet në këto komisione.