Zemaj-Qeverisë: 30 jetë të humbura vetëm në janar, paaftësia juaj dëmton shëndetin

| 01 Shk 2022 | 19:11 | Nga

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj duke llogaritur bilancin e ditëve të fundit ka thënë se vetëm në janar janë infektuar me COVID-19 46 mijë qytetarë të Kosovës.

Ai me anë të një postimi në Facebook ka thënë se krejt kjo sipas tij është pasojë e paaftësisë së Qeverisë.

Sipas Zemajt, paaftësia qeverisëse po dëmton shëndetin, ekonominë, mirëqenien e shtetin.

“Mirënjohje pafund për profesionistët shëndetësor, sepse përkundër trajtimit të keq që po iu bën kjo Qeveri e paaftë, ata po qëndrojnë fuqishëm në ballë të betejës kundër pandemisë”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Zemajt:

Pasojat e paaftësisë qeverisëse janë të tmerrshme në çdo aspekt. Bilanci i keqmenaxhimit të pandemisë vetëm gjatë muajit janar është si në vijim: 46 mijë të infektuar me Covid-19 dhe 30 jetë të humbura.

Përfundimisht, paaftësia qeverisëse dëmton shëndetin. Dëmton ekonominë. Dëmton mirëqenien. Dëmton shtetin. I dëmton krejt pa përjashtim si dhe është e padrejtë ndaj të gjithëve.

Mirënjohje pafund për profesionistët shëndetësor, sepse përkundër trajtimit të keq që po iu bën kjo Qeveri e paaftë, ata po qëndrojnë fuqishëm në ballë të betejës kundër pandemisë.

Qytetarë të dashur,

Ju lutem që të kujdeseni maksimalisht për vete dhe më të dashurit tuaj!.

Të ngjashme