Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, tha se LDK-ja votoi kundër raportit të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve të deputetëve, për shkak se nuk përmban të dhënat e sakta të Komisionit zgjedhor të Republikës së Kosovës, për arsye që nuk është shpërndarë me kohë dokumentacioni sa i përket dorëheqjes së kryeministrit, raporton Ekonomia Online.
” Për të siguruar siguri kushtetuese që nuk janë shkelur akti më i lartë juridik i Kosovës, ne kemi kërkuar dokumentacion shtesë të paraqitur në komision, një letër e dërguar sot nga kryeministri, e cila do të duhej te shpërndahej të gjithë qytetarëve të Republikës po ashtu edhe KQZ-së dhe presidentes në ditën që është bërë publikimi i rezultateve, para certifikimit të zgjedhjeve. Ne nuk besojmë që ky kryeministër aktual, i cili tashmë ka dhënë dorëheqje nuk besoj që ky prap nuk do ta shkeli kushtetutën”, tha Zemaj.
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj ka thënë se nuk e ka votuar këtë komision për shkak të paqartësive dhe shkeljeve të kushtetutës nga qeveria.
“Ne nuk e kemi e kemi votuar për shkak te paqartësive qe kemi pasur dhe nuk kemi dashur ta votojmë. Me shkeljen e Kushtetutës dhe ligjeve jemi mësuar me praktika të tilla. Sot ka arritur dorëheqja se kemi pa asnjë deputet dhe nuk e di se a do të vazhdojë me shkeljen e ligjit nga kjo qeveri”,