Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, para fillimit të seancës ku pritet të votohet qeveria Kurti, tha se sot është dita kur duhet të konfirmohet marrëveshja që u arrit dje, raporton Ekonomia Online.
Ai tha se është obligim kushtetues që sot të formohen institucionet e vendit.
Ai beson se edhe aprtitë minoritare do ta votojnë qeverinë Kurti.
“Besoj që sot do të konfirmohet ajo çka është arritur dje. Detyrim kushtetues është që sot t’i formojmë institucionet e Kosovës dhe qytetarëve t’ua kthejmë dinjitetin”.
“Besoj që edhe çështja e minoriteteve ka qenë përgjegjësi e mandatarit dhe besoj që do të bëhen pjesë e saj”, tha ai.