Zemaj takohet me Bauer, thotë se Kosova është e vendosur për të ardhme euroatlantike

| 13 Shk 2024 | 14:45 | Nga

Ambasadori Astrit Zemaj, Përfaqësues i Republikës së Kosovës për marrëdhëniet me NATO-n është takuar me admiralin Rob Bauer, Kryetar i Komitetit Ushtarak të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut.

Zemaj ka thënë se Kosova është mirënjohëse për kontributin e jashtëzakonshëm të NATO-s dhe KFOR-it ndër vite, dhe në veçanti “për punën e përbashkët për të qenë partner i besueshëm dhe promovues i paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë dhe në mbarë rajonin”.

“Vazhdojmë të vendosur për të ardhmen tonë euroatlantike dhe te forcimit të subjektivitetit tonë ndërkombëtar”, ka shkruar Zemaj.

Të ngjashme