Zemaj takohet me komandantin e KFOR-it, flasin për pandeminë e vaksinën anti-COVID

Prishtinë | 27 Jan 2021 | 13:01 | Nga Ekonomia Online

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka takuar sot komandantin e KFOR-it, Gjeneral major Franco Federici.

Zemaj ka thënë se në takim kanë biseduar për situatën epidemiologjike në vend, dhe përgatitjet që po bëjnë për vaksinën antiCovid.

“KFOR-i çdo herë ka qenë mbështetës i sigurisë, paqes dhe zhvillimeve pozitive në Republikën e Kosovës. Shëndetësia ka qenë po ashtu fushë në të cilën ata kanë ofruar përkrahje të madhe. Gjatë takimit të sotëm me komandantin e KFOR-it, Gjeneral majori Franco Federici, kemi diskutuar për situatën epidemiologjike në vend, përgatitjet që po bëjmë për vaksinën anti Covid dhe vaksinimin e qytetarëve sipas planit të imunizimit”, ka bërë të ditur Zemaj.

Të ngjashme