Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë të ditur se sot është takuar me përfaqësues të Shoqatës për Përfaqësimin e Pacientëve.
Zemaj ka deklaruar se krahas takimeve të përditshme për menaxhimin e gjendjes pandemike, po vazhdojnë të mbajnë kontaktet e vazhdueshme me grupet e tjera të interesit.
“Sot prita në takim Shoqatën për Përfaqësimin e Pacientëve, nga të cilët u njoftova për shqetësimet e përgjithshme si dhe planet e shoqatës për zhvillim të mëtutjeshëm”.
“Duke pasur parasysh që pacienti është në qendër të interesit për shëndetësinë, nga ana ime ju ofrova mbështetje dhe bashkëpunim të vazhdueshëm në realizimin e qëllimeve të përbashkëta”, ka shkruar Zemaj në rrjetin social Facebook