Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se personat e lënduar nga shpërthimi në Ferizaj, janë duke u trajtuar me të gjitha kapacitetet që ka emergjenca në QKUK, raporton Ekonomia Online.
Zemaj pas vizitës që ka bërë në Emergjencë, ka thënë se është fat i mirë që nuk ka të vdekur.
“Erdha të shohë për së afërmi trajtimin e tyre. Fati i mirë është se të gjithë janë në jetë dhe janë duke e marrë trajtimin me të gjitha kapacitetet që ka Emergjenca”, tha Zemaj, për medie.
Zemaj u ka uruar shërim të lënduarve. Ai ka thënë se koordinimi i mirë mes Emergjencës dhe Spitalit të Ferizajt tregon përkushtimin e personelit shëndetësor.