Zemaj thotë se duhet përkushtim në luftën kundër kancerit të gjirit

| 09 Tet 2020 | 12:28 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Shëndetësisë dhe Qendra Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit “Jeta/Vita” ka organizuar  një diskutim kushtuar Muajit të Ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, raporton Ekonomia Online.

Me këtë rast ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë ky takim duhet të jetë sinjal dhe zotim që këto data të shërbejnë si luftë kundër kancerit të gjirit.

Kryetarja e komisionit për Shëndetësi Albena Reshitaj e ka konsideruar të qëlluar takimin i cili ka një qëllim të përbashkët, luftimin dhe sëmundjes së kancerit të gjirit.

Reshitaj ka thënë së është e vetëdijshme se që nga paslufta sektori i shëndetësisë nuk është trajtuar seriozisht.

Ajo poashtu u zotua se do jetë zëri i grave jo veç një muaj por për çdo kohë.

“E çmoj çdo grua që ka marrë guximin të përballët me këtë sëmundje” ka theksuar Reshitaj

Të ngjashme