Info Magazine në edicionin festiv ka sjell përballjen jashtë petkut politik të Armend Zemajt, Ariana Musliu- Shoshit, Bali Muharremajt, Albena Reshitajt, Shpejtim Bulliqit dhe Valentina Bunjaku-Rexhepit.
Këta e sfiduan vetën në lojën e biliardos.
Por, një tregim interesant e pati deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Armend Zemaj.
Zemaj ka treguar se pse më parë nuk e ka luajtur këtë lojë.
Ai tha më parë ata fëmijë që kanë qëndruar në këto vende janë konsideruar si nxënës të këqij.
“Në lagjen ku kam jetuar ka qenë një biliardo i vetëm në Deçan. Kam qenë shumë i vogël, në klasën e parë ose në klasën e dytë. Atëherë nëse ke ndejtë në biliardo ose si i thonim ne “rraketaqke” ke qenë nxënës i dobët je nxënës i dobët”.
“Kështu ka qenë këshilla nga prindërit edhe pak nga frika. Dëshirë kam pasur kur më është dhënë mundësia”.
“I kam dy shokë të fëmijërisë ata kanë luajtur shumë. Të ju tregojë një shembull. Blerimi i cili tash jeton në Gjermani, ai luante dhe kur vinte me sy të enjtur thoshte: “Tërë natën s’kam fjetur. Jam pa gjumë. E pyesnim ne: Pse Blerim?, ai thoshte sepse e godita 13-shin në vend të 15-shit dhe e humba lojën”.