Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, kërkoi nga kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari, që të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Ai kritikoi shumicën parlamentare të VV-së për injorimin e këtij vendimi dhe pamundësimin e votimit për kryetarin e Kuvendit, raporton Ekonomia Online.
Zemaj e cilësoi situatën si shkelje të vazhdueshme kushtetuese dhe papërgjegjësi që po thellon ngërçin politik në vend.
“E patë edhe sot ‘injorancën’ e shumicës së parlamentare të VV-së për të mos lejuar respektimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe për të mos krijuar mundësinë e votimit të kandidatit për kryetar të Kuvendit. Kjo është shkelje në vazhdimësi, shkelje kushtetuese dhe është papërgjegjësi e madhe se çka po ndodh me kapjen e insititucioneve me tendencën që të vazhdojë ky ngërç politik”, tha Zemaj.
