Zemaj Vitin e Ri e pret në Spitalin e Pejës, foshnja e parë e lindur në këtë spital është vajzë

Pejë | 01 Jan 2021 | 01:39 | Nga Ekonomia Online

Ministri në detyrë i shëndetësisë, Armend Zemaj ka qëndruar në Spitalin e Pejës në ndërrimin e moteve.

Ai ka thënë se janë krenar me stafin shëndetësor, të cilët sipas tij  e kanë dëshmuar vetën në ç’do kohë.

Postimi i plotë i tij:

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, në ndërrimin e motmoteve, kam qenë i nderuar nga pritja e ngrohtë në krye me drejtorin, Dr. Skënder Dreshaj.

Pasi i përgëzova për punën, theksova se mantelbardhët e kanë dëshmuar vetën në çdo kohë dhe për këtë jemi krenar.

Po ashtu, e vizitova nënën dhe foshnjën e parë të vitit 2021. Foshnja e parë, ishte vajzë e shëndetshme dhe gjendja shëndetësore e nënës është e mirë.

Mjekët dhe infermierët janë heronjtë tanë. Në festën e ndërrimit të motmoteve ata kujdesen për fillimin e mbarë të foshnjës së porsalindur.

Urime, gëzuar Viti i Ri 2021!

Të ngjashme