Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, sot ka vizituar Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Adem Ukehaxhaj” në Deçan.
Zemaj ka thënë se atje është pritur nga drejtori i QKMF-së, Selmon Berisha dhe stafin, të cilët kanë biseduar për shqetësimet që ka krijuar virusi Covid-19, për menaxhimin e situatës si dhe projektet që do të realizojnë̈ në të ardhmen.
“Me këtë rast dërguam një donacion simbolik me materiale mjekësore mbrojtëse. QKMF e Deçanit është në koordinim të vazhdueshëm me Ministrinë e Shëndetësisë”.
“Konfirmova se Deçani do të jetë në prioritetin e angazhimit tim dhe do të mbështeten projektet e caktuara, e do te ofrohet ndihma për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore”, ka shkruar Zemaj në rrjetin social Facebook.